Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar kryejnë stërvitje të përbashkët në fushën e mbrojtjes

Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar kryejnë stërvitje të përbashkët në fushën e mbrojtjes

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë një kulturë të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti në fushën e mbrojtjes.

Këtë vit, gjatë një periudhe 1-mujore, regjimenti shqiptar i operacioneve speciale dhe trupat e Brigadës së Operacioneve Speciale, të Mbretërisë së Bashkuar u stërvitën së bashku gjatë stërvitjes së pestë “Strong Eagle”.

Përmes një njoftimi për media të Ambasadës britanike, qëllimi i stërvitjes ishte që pjesëtarët e regjimenteve të mësonin nga njëri-tjetri, të forconin marrëdhëniet ekzistuese profesionale dhe personale dhe të punonin drejt zhvillimit të aftësive të Forcave Speciale shqiptare.

Ambasada thotë se kjo marrëdhënie mes dy njësive ka qenë e vazhdueshme për tre vitet e fundit dhe ka shënuar shumë suksese.

Së fundmi, falë trajnimi të përbashkët, një ekip nga regjimenti i operacioneve speciale shqiptare fitoi një medalje argjendi shumë të merituar në konkursin vjetor “Cambrian Patrol” në Uells.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy