Pritej të jepnin vendimin për atentatorët e Inez Hajrullait, dorëhiqen dy gjyqtarët e Apelit

Pritej të jepnin vendimin për atentatorët e Inez Hajrullait, dorëhiqen dy gjyqtarët e Apelit

Dy gjyqtarët e Apelit që ditën e sotme do të jepnin vendimin nëse do të ndryshohej masa e arrestit për të akuzuarit si atentator të Inez Hajrulla kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Dy gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Laurant Fuçia kanë kërkuar të dorëhiqen, por nuk kanë dhënë detaje mbi arsyen.I vetmi që nuk është dorëhequr ka qënë Sokol Ngresi nga treshja gjykuese.

Brenda seancës është bërë zëvendësimi i trupës gjykuese ndërsa dy gjyqtarët e rinj kanë kërkuar kohë për t'u njohur me aktet  e shkallës së parë ku po gjykohet çështja për të të përcaktuar nëse kanë kaluar ose jo afatet. Seanca e radhës pritet të jetë data 21 Prill në orën 13:00 .

Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë nëpërmjet avokatëve të tyre kanë bërë kërkesë për ndryshim mase. Sipas burimeve nga gjyakata, ata kanë kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit në një masë më të lehtë ndërkohë që shtyrja e seancës është bërë disa herë për arsye të ndryshme

Ngjarja u regjistrua më 10 maj të 2019   në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy