Operacioni Forca e Ligjit vijon punën e saj, kësaj herë duke i dërguar formularin tetë të dënuarve për vrasje dhe drogë.
Këta 8 shtetas të cilët janë futur në sitën e OFL-së duhet ti përgjigjen brenda 48 orëve me shkrim pyetjeve të cilat konsistojnë në burimin e pasurisë së tyre.
Operacioni i OFL-së ka vijuar në disa qytetet si Fier, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër dhe Dibër duke i kërkuar justifikimin e pasurisë me bazë ligjore këtryre shtetasve:
Aurela Doksani (Rronja), banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”
Selfo Driza,, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”
Mario Aliaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”
Llambro Dako, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë
Arbjon Aliko, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
Shpëtim Kolgjini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”
Myrvet Balliu, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”
Sabri Sopoti, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”



