
Një person humbi jetën në Kukës si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit të Kukësit, kur një mjet tip ‘Minicooper’, me targa AA 050 JV, u rrokullis disa herë dhe doli nga rruga.
Si pasojë, drejtuesi me inicialet B.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Shtiqën është plagosur rëndë dhe pasi është transportuar në spitalin e Kukësit, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor punon mbi zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



