Një gjethe artificiale shndërron dioksidin e karbonit në karburant (FOTO/ VIDEO)

Një gjethe artificiale shndërron dioksidin e karbonit në karburant (FOTO/ VIDEO)

Një gjethe artificiale mund të shndërrojë dioksidin e karbonit (CO2) në metanol, ashtu siç bëjnë bimët kur përdorin energjinë e dritës së diellit për ta shndërruar C02 në lëndë ushqyese. Rezultati është publikuar në revistën “Nature Energy” dhe studimi është kryer nga Universiteti Kanadez i Waterloo.

"Është një gjethe artificiale sepse imiton procesin e fotosintezës, por në vend që të prodhojë glukozë dhe oksigjen, lëshon metanol dhe oksigjen", shpjegon koordinatori i kërkimit, Yimin Wu.

Çelësi i procesit është tek oksidi i bakrit, që gjendet në natyrë: kur uji është arrin në një temperaturë të caktuar, i përzier me dioksid karboni dhe i goditur me dritë të bardhë, shtimi i oksidi i bakrit shkakton reagimin që çon në prodhimin e metanolit. Reaksioni kimik prodhon oksigjen, si në fotosintezë, ndërsa dioksidi i karbonit shndërrohet në metanol, i cili më pas mblidhet ndërsa avullon.

Hapi tjetër i studiuesve do të jetë intensifikimi i prodhimit të metanolit dhe patentimi i tij për qëllime marketingu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy