Gjenden para të tjera të grabitura në Rinas në prill të vitit 2019

Gjenden para të tjera të grabitura në Rinas në prill të vitit 2019

Disa mijëra euro që i takojnë një banke të nivelit të dytë të grabitur në 9 prill 2019 në pistën e Rinasit, janë gjetur nga policia së fundmi.

Shuma e gjetur mësoet të jetë rreth 8-9 mijë euro.

Më shumë se gjysma i është gjetur shtetasit Elton Pikli, i arrestuar për supergrabitjen e Rinasit, ndërkohë pjesa tjetër iu gjet e fshehur, babait të Renaldo Sulës, tjetër person i prangosur për këtë grabitje.

Mësohet gjithashtu se policia e verifikuar dhe konfirmuar faktin se paratë e gjetura i takojnë bankës së grabitur me 9 prill 2019 në Rinas në momentin që shuma e madhe do të ngarkohej në një avion për tu dërguar jashtë vendit.

Mendohet se shuma e grabitur në atë ngjarje shkon rreth 5 milion euro. Pasi vodhen parate në pistën e aeroportit, grabitësit u ndoqen nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Admir Murataj. Të arrestuar për ngjarjen janë Elton Pikli, Saimir Cela, Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, dhe Ragip Hajdini nga Kosova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy