
Një person është plagosur mesditën e sotme me armë zjarri në Theth të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Theth, ku shtetasi G.T., në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë.
Burime policore bëjnë me dije se i plagosuri po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



