Hapet ekspozita me 35 fotografi të familjarëve me personat e zhdukur në Kosovë

Hapet ekspozita me 35 fotografi të familjarëve me personat e zhdukur në Kosovë

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kryqi i Kuq i Kosovës ka ekspozuar 35 fotografi bardh e zi, të realizuara me familjarët e të zhdukurve.

Ekspozita e realizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nga Kryqi i Kuq i Kosovës, shpërfaq dhimbjen dhe pritjet e familjarëve për më të dashurit të tyre.

Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Qerkini, ka thënë se për këtë çështje është bërë shumë pak dhe sipas tij, puna e zbardhjes së fatit të të pagjeturve ka stagnuar.

Ai ka njoftuar se në Kosovë ende vazhdojnë të mbesin të zhdukur një mijë e 617 persona.

Fotografitë janë të shoqëruara me thënie që tregojnë atë që po përjetojnë familjarët tash e 23 vjet.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në orën 18:00 dhe është hapur në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur.

Për ta përkujtuar këtë ditë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i vendit Albin Kurti, sot bënë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur në Prishtinë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6 mijë 500 persona.

Që nga ajo kohë janë kryer disa gërmime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy