Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot katër zyrtarë të Bashkisë Himarë.
IKMT ka paditur kryeinspektorin e IMT Himarë, Renato Hodaj, si dhe inspektorët Melseid Nelaj, Erion Zenelaj dhe Dhimiter Balaj.
Bëhet me dije se kallëzimi është bërë për shpërdorim detyre, pasi këta 4 punonjës nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi.
“Kallëzim për kryeinspektorin dhe 3 inspektorë në Himarë. Kallëzim ndaj zyrtarëve për shpërdorim detyre. I kallëzuar Renato Hodaj, kryeinspektor i IMT në Himarë; Melseid Nelaj; Erion Zenelaj, Dhimitër Balaj. Të kallëzuarit nuk kanë kryer detyrat sipas ligjeve”, shtohet në kallëzim.



