
Një makinë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Qafën e Vishës, në Himarë. Sipas informacioneve të Policisë, shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në makinë, megjithatë po hetohet për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Në momentin kur është përfshirë nga flakët, makina ka qenë në lëvizje. Makina e shkrumbuar nga flakët mësohet se mbante targat AB 413 AM. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.



