KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Kukësit, Fahrije Gjana

KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Kukësit, Fahrije Gjana

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Kukësit, Fahrije Gjana (Vata).

Sipas Komisionit, pas shqyrtimit të provave dhe shpjegimeve u konkludua se nuk kishte vend për riçeljen e hetimit administrativ për dy kriteret e tjera, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin dhe vendimarrja për shkarkimin u mor bazuar në gjetjet për pasurinë.

Nga analiza financiare paraprake, prokurorja e Kukësit Fahrije Gjana (Vata) ka rezultuar me balanca negative për disa pasuri, në vlerën totale 4 milionë lekë.

Trupa e KPK që kreu procesin e rivlerësimit për prokuroren Gjana kryesohej nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Fahrije Gjana (Vata) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Kukës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy