Një 24-vjeçar nga Rrogozhina vrau me thikë taksistin 65-vjeçar që e kishte prenotuar për udhëtim. Në gjysmë të rrugës Musa Saraçi i ka nxjerrë thikën Idriz Karriqit, nga Kavaja dhe pasi e vrau u largua me makinën e taksistit. Në një kohë rekord policia identifikoi autorin dhe sekuestroi mjetin tip “Benz”.



