Largimi i barrikadave/ Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vijojnë të jenë të mbyllura

Largimi i barrikadave/ Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vijojnë të jenë të mbyllura

Edhe pse një ditë më parë në veriun e Kosovës u bë heqja e barrikadave, dy pikat kufitare të bllokuara për disa javë vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se edhe në orë e mëngjesit të së premtes dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë dhe Bërnjak, nuk janë lëshuar ende  për hyrje-dalje.

Kjo qendër njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje.

Ndërkohë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kanë thënë se nuk kanë ndonjë informatë se kur këto pika, do të hapen për qarkullim.

Jarinja dhe Bërnjaku janë mbyllur më 10 dhjetor, pasi serbët lokalë bllokuan disa rrugë, në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq. Ai u arrestuar si i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri dhe Policisë së Kosovës.

Ndërkohë që pika kufitare në Merdar, e cila ishte mbyllur për qarkullim më 27 dhjetor, është hapur të enjten në mëngjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy