
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dobraç të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Admir Bajri është qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

(Ne foto: Admir Bajri)
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë.
Sipas burimeve, mësohet se i plagosuri ka qenë në këmbë para një supermarketi në momentin që është qëlluar.
Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkodër, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.



