Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane të Bolonjas, i kapur me 100 gramë kokainë në makinë.
Më tej nga kontrolli në banesë u gjetën dhe 2.6 kilogramë marijuanë, duke bërë që 21-vjeçari shqiptar të prangoset nga policia në zonën e Borgo Panigale.
Mediat italiane raportojnë se i riu u ndalua nga policia për kontroll në kuadër të një shërbimi të jashtëzakonshëm kontrolleve, ku brenda në mjet u gjet një pako me kokainë.
Kështu agjentët vendosën të zgjerojnë kontrollet në banesën e të riut dhe aty gjetën sasinë e marijuanës.
Dyshohet se 21-vjeçari shqiptar merrej me shpërndarje droge, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tij.



