Një aksident i trefishtë është regjistruar sot në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, ku aktualisht ndodhet Drejtoria e Policisë Kufitare.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy autovetura dhe një fuoristradë në pronësi të një ushtarakeje.
Mjetet janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e mjeteve.



