Humbën kontrollin dhe dolën nga rruga/ Procedohen penalisht dy motoçiklistët në Shkodër

Humbën kontrollin dhe dolën nga rruga/ Procedohen penalisht dy motoçiklistët në Shkodër

Policia e Shkodrës ka njoftuar se në lidhje me një aksident të ndodhur dje në aksin rrugor "Shkodër-Koplik", specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. H., 71 vjeç.

Ky shtetas ndiqet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

71-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 32 vjeç i cili duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

32-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy