Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë ishullit të Shëngjinit, ku automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pikë karburanti.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se njeri prej tyre është në gjendje të rënë.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



