Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Lezhës.
Një makinë tip “Ford” ka përplasur një motor në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.



