Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Më konkretisht rreth orës 21:00, në aksin rrugor Lezhë - Tiranë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zejmenit", ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy automjete të drejtuar nga shtetasi M.G. 24 vjeç, banues në Mirditë dhe shtetasja M.Sh. banuese në Tiranë.
Për pasojë është lënduar vetëm shtetasi M.G. i cili ndodhet për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



