Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO çon në gjykim biznesmenin Astrit Vladi dhe ish-hetuesen Eriona Daupaj

Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO çon në gjykim biznesmenin Astrit Vladi dhe ish-hetuesen Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me një prej fraksioneve të çështjes së njohur si “Toyota Yaris”.

 

Në seancën paraprake të zhvilluar këtë të enjte, më 25 qershor 2026, gjyqtari Paulin Çera pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke i hapur rrugë shqyrtimit në themel të çështjes.

 

Të pandehur në këtë proces janë biznesmeni Astrit Vladi dhe Eriona Daupaj, ish-hetuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Sipas SPAK, ata akuzohen për vepra penale që lidhen me ndikimin e paligjshëm dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

 

Astrit Vladi akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

 

Ndërkohë, Eriona Daupaj akuzohet për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, si dhe për “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”.

 

Skandali “Toyota Yaris” u bë publik në vitin 2018, kur autoritetet shqiptare sekuestruan rreth 3.4 milionë euro të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris”, të cilat kishin mbërritur nga Belgjika në Shqipëri.

 

Kjo dosje ka sjellë më herët edhe dënimin e ish-kryeprokurores së Vlorës, Aurela Zarka, si dhe të avokatit Radovan Çela, të akuzuar për ndërhyrje të paligjshme në proceset hetimore dhe gjyqësore që lidhen me çështjen.

 

NJOFTIM PËR MEDIAT 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 26, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Astrit Vladi  dhe Eriona Daupaj.”. 

2. Në seancën e datës 25.06.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Paulin Çera, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 17/89, datë 25.06.2026, vendosi:  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë. 2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimeve penale Nr. 26, datë 07.02.2024, në ngarkim të të pandehurve Astrit Vladi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e kryer katër herë, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021) dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 319 e 25 të Kodit Penal dhe Eriona Daupaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer katër herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr. 43/2021); “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi (3); “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer dy herë, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal; si dhe të procedimit penal Nr. 26/1/1, datë 18.07.2025, në ngarkim të të pandehurit Astrit Vladi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (1) të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021). 

Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short për gjykimin e themelit, e cila do të përbëhet nga tre gjyqtar. 4. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim. Tiranë, më datë 25.06.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy