Masat ndaj koronavirusit/ Tomini: 39 udhëtarëve u është kërkuar vetëkarantinim në shtëpi

Masat ndaj koronavirusit/ Tomini: 39 udhëtarëve u është kërkuar vetëkarantinim në shtëpi

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini, në një deklaratë për  media, ka bërë me dije se dje janë testuar 5 raste të tjera të dyshuara me koronavirus dhe se kanë rezultuar negative.

Tomini ka theksuar se aktualisht në QSUT nuk ka asnjë person të izoluar. Ndërsa ka  treguar se në 24 orët e fundit janë kontrolluar të 1730 pasagjerët që kanë hyrë në pikat kufitare.

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës , Eugena Tomini tha se rastet e testuara janë persona që kanë pasur histori udhëtimesh në vendet ku ka shpërthyer epidemia, si dhe që kanë shfaqur probleme respiratore.

Sipas saj deri më tani kemi vetëm 39 udhëtarë që u është kërkuar vetëkarantinim në shtëpi.

“Rastet e dyshuara janë mbajtur dhe janë shtruar në pavion si një masë mbrojtëse për një përhapje të mundshme. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet që janë të prekura nga koronavirusi u bëhen të gjithë analizat e nevojshme.

Deri më tani kemi vetëm 39 udhëtarë që deri më tani u është kërkuar vetëkarantinim në shtëpi dhe nëse pas 72 orësh gjendja e tyre do të përkeqësohet atëherë të drejtohen ndihmës mjeksore”, është shprehur Tomini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy