Lëvizte me pistoletë në brez, “Shqiponjat” kapin 20-vjeçarin në Tiranë

Lëvizte me pistoletë në brez, “Shqiponjat” kapin 20-vjeçarin në Tiranë

Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar një 20-vjeçar, pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri me vete. Sipas informacioneve të policisë, më herët ishte dhënë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës. Menjëherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

Pas marrjes së këtij informacioni, Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy