Përplaset një kamion me një motor në Kombinat, humb jetën një person

Përplaset një kamion me një motor në Kombinat, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit, pranë komisariatit në Tiranë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

 

Mësohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motor. Drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vend, si pasojë e plagëve të marra.

 

Viktima është identifikuar si 61-vjeçari me inicialet Y.D.

 

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.    

Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.      

Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy