Gazetari Sokol Bregu, mbylljen e hetimit për grupin e Suel Çelës nga SPAK dhe dërgimin për gjykim të 21 personave, e sheh si proces të vështirë pasi mungojnë provat fizike.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se akuza kryesore është ajo e tentativës së vrasjes së Ardian Çapjas.
Akuza kryesore është tentativa e vrasjes së Ardian Çapjes. Ardian Çapja dhe Suel Çela janë armiq të betuar dhe asgjë nuk mund ta ndalojë, ka pasur tentativa nga të dyja anët për të ekzekutuar njeri tjetrin.
Ajo që bie në sy në dosjen e SPAK dhe ky do jetë projekt shumë i veçantë për tu parë se si do gjykohet, se vetëm për tentativën e vrasjes së Adrian Çapjes janë 15 persona të përfshirë. Suel Çela ka qenë organizatori i vrasjes së Adrian Çapjas. Por përgjegjësia e gjithsecilit nuk është si ajo e organizatorit. Prokuroria ka marrë 15 veta në një akt dhe duhet parë nga gjykata roli i gjithsecilit.
Nuk ka vendngjarje të shoqëruar me prova. Gjithçka është marrë nga Sky dhe Encrochat dhe nuk ka shumë prova fizike për të vënë para përgjegjësisë personat e tjerë të përfshirë. Nga 21 të dërguar për ndjekje penale, dy prej tyre janë për korrupsion. Një prej tyre gjyqtar dhe tjetri polic. Nuk mund të marrin të njëjtin akuzë të gjithë.
Për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, bëhet fjalë për dy lirime me kusht, ku konfirmohet se është kryer si akt. Për gjyqtaren nuk është se do ketë një proces të vështirë. Dhe GJKKO më herët i ka zbutur masat e sigurisë së saj për arsye shëndetësore, ajo është larguar nga sistemi i drejtësisë. Janë marrë të gjitha masat ndaj saj dhe pritet vetëm një gjykim.
Ndërsa emri i ish-drejtorit i krimeve Dedan Gjoni del dhe në dosje të tjera, është me një masë sigurie për një tjetër çështje. Roli që ka në këtë dosje është më i lehtë se roli që ka në dosjen për të cilën është arrestuar në fillim. Nëse këtu ka vetëm një dhënie informacioni, te dosja tjetër është përndjekja për ekzekutimin e dy personave, për ekzekutimin e dy vëllezërve.
U jepte informacion personave të inkriminuar. Në dosjen tjetër gjërat e tij janë vështirësuar shumë. Ka më shumë prova dhe dënimi ndaj tij do jetë shumë më i rëndë nga ky dënim.



