Një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafik droge është shkatëruar nga policia greke gjatë një operacion të zhvilluar në Athinë ditën e sotme.
Në pranga të policies Helene kanë rënë 11 persona, mes tyre edhe katër shqiptarë të moshave 40, 36, 33 dhe 21 vjeç.
Sipas asaj që raportojnë mediat e shtetit fqinj, shqiptarët luanin rolin e furnizuesve të drogës në këtë organizatë.
Ishte shqiptari 40-vjeçar ai që siguronte trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, kryesisht me mjete lundruese.
Gjatë aksionit të saj policia ka arritur të sekuestrojë mbi 250 kg kanabis. 2.9 gram drogë e MDMA, 5730 euro, 100 mijë lekë shqiptare, dy peshore precize, 25 pajisje të lëvizshme, telefona celularë etj.
Policia po vazhdon hetimet për zbulimin e këtij grupi të strukturuar dhe arrestimin e anëtarve të tjerë të organizatës mafioze.



