Kërkoheshin për vjedhje, arrestohen dy të rinjtë në Sarandë

Kërkoheshin për vjedhje, arrestohen dy të rinjtë në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale të vjedhjes. Konkretisht, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;

Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;

Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;

Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;

Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;

Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;

Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;

Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;

Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Xh. B., 17 vjeç, pasi në datën 19.11.2020 i ka vjedhur një shumë parash dhe aparatin celular një shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy