Kapet duke transportuar me furgon 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 58-vjeçari

Kapet duke transportuar me furgon 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 58-vjeçari

Një 58-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi është kapur me fugonin plot me emigrantë për ti kaluar në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, pas hetimeve 2-mujore të kryera për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së,  finalizuan operacionin policor të koduar "Midnight 23".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Vullnet Koçi, 58 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin rrugor "Bilisht-Pogradec", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip "Benz", me drejtues shtetasin Vullnet Koçi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy