I moshuari rrëzohet nga motoçikleta në aksin Shkodër-Tiranë

I moshuari rrëzohet nga motoçikleta në aksin Shkodër-Tiranë

 Një aksident është raportuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor 'Shkodër-Tiranë'.

Sipas njoftimit të policisë, 61-vjeçari me inicialet L.V, teksa ishte duke ecur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 06:45, në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë, shtetasi L. V., 61 vjeç, duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy