Vrasja e dyfishtë e ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Sumë të Dukagjinit, ka tronditur zonën, ndërsa gjithçka sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka qenë e mirëpërgatitur. 57-vjeçari Gjokë Gurra që mbeti viktimë bashkë me të birin Eduart Gurra, 31 vjeç, mësohet se ka punuar deri në vitin 2008 si efektiv në Policinë e Shkodrës. Prej rreth 15 vitesh, ai bashkë me të birin kanë punuar me lëndë drusore për ngrohje në Shkodër. Është kjo pista kryesore e hetimit të policisë, për zbardhje e atentatit me dy viktima. Sipas burimeve, dyshohet se shkak të jetë bërë konkurrenca në këtë biznes, pra për shfrytëzimin e hapësirave pyjore për prerje të druve. Ndërkohë, babë e bir kishin shkuar në fshatin Sumë për të parë shtëpinë që u kishin djegur mbrëmjen e së mërkurës. Kur kanë shkuar aty, janë zënë në pritë nga autorët, ende të paidentifikuar.



