Është grabitur gjatë natës shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër të Lezhës.
Hajdutët ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin dhe kanë hyrë brenda, duke marrë një sasi parash, regjistrash, kamerat e sigurisë bashkë me një server dhe shumë sende të tjera.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet në lidhje me rastin.
Korrespondenti i MCN TV raporton se “rasti është konstatuar nga stafi pedagogjik i shkollës. Fillimisht janë hequr kamerat një javë më parë, dhe mbrëmjen e kaluar hajdutët kanë marrë serverat dhe sende të tjera. Deri në këto momente s’ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar”.



