
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmë në Berat.
Mjeti ka marrë flakë papritur në parkimin përpara IEVP-së Berat dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut Kastriot Metaj.
Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30,kur edhe kishte marrë shërbimin, ndërkohë flaka u vërejt rreth orës 22:15.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e zjarrfikëses që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë.
Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit, mjeti tip Mercedez Benz, me targa AA 786 DM, pësoi dëme ne motor dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht.



