Shoferi i dehur tenton të korruptojë policin/ Procedohet penalisht 27-vjeçari në Tiranë

Shoferi i dehur tenton të korruptojë policin/ Procedohet penalisht 27-vjeçari në Tiranë

Policia Rrugore Tiranë ka njoftuar shtimin e kontrolleve të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Kësisoj sipas njoftimit për media të Policisë, ka shkuar në 71 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.   

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në Rrugën e Dajtit, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M., 27 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

 Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy