Duke folur për mbi sulmin ndaj Top Channel në MCN Live analistja Anduena Llabani zbuloi se policia s’ka gjetur bashkëpunimin e nevojshëm te drejtuesit e televizionit në lidhje me hetimet.
Llabani tha se SPAK ka dërguar një oficer policie dhe një prokuror për të dhënë asistencë në hetime. Ajo shprehet se Antiterrori nuk e konsideron ngjarjen një akt terrorist.
Është një histori që vet kreu i SPAK ka dërguar një oficer të policisë dhe një prokuror për të dhënë asistencë te Policia. Dumani deklaroi se ne kemi dërguar dy njerëzit tanë pranë policisë, por s’është vendosur që çështja të vijë për hetim apo kompetencë pranë SPAK. Drejtoria Antiterrori nuk e konsideron akt terrorist. Në bazë të analizave, provave dhe fakteve është një ngjarje kriminale që mund të hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nuk kemi viktima të shumta në njerëz. Sipas drejtuesit të Antiterrori s’është rasti për ta quajtur akt terrorist. Në veprimet e para të komisariatit të policisë, është edhe fakti që s’ka pasur bashkëpunim nga drejtuesit e TCH për mbledhjen e provave. Ata janë marrë në pyetje dhe vazhdojnë të merren në pyetje. Kjo ngjarje ka pasur dy komponentë, autorët dhe motivet. Sot Policia ka disa pista. Por duhet të merren informacione në vendngjarje, te personat që kanë pasur kontakte, presione, telefonata, mesazhe. Policia s’ka gjetur bashkëpunimin e nevojshëm për ngushtimin e rrethit të pistave, dhe kjo gjë e ka bërë edhe më të vështirë. Në rastin kur vet njerëzit që drejtojnë TV nuk bashkëpunojnë me Policinë, atëherë kemi një problem shumë të madh dhe çështja e Top-it do jetë e vështirë për t’u zbardhur një ditë. Ajo që është provë janë vetëm disa gëzhoja, arma, dhe një automjet i djegur. Motivi është ai që bën diferencën në këtë rast. Tashmë është konkluduar që roja është vrarë aksidentalisht. Një drejtues policie më tha që ka qenë më shumë se paralajmërim. Historia e TCH është e lexueshme, por faktet dhe provat do ta provojnë. Prokurori i Tiranës s’ka dashur të japë informacione dhe të dhëna në lidhje me hetimin”.
Llabani tha se Dumani e ka nisur nga brenda historinë e vetpastrimit, ku është larguar prokurori Kondili, dhe dy të tjerë që përfliteshin për zvarritje çështjesh dhe fshehje dokumentesh. Sipas saj, shtyrja e çështjes së sterilizimit erdhi pas dëshmisë së dy shtetasve italianë që janë pronarë të 60 për qind të aksioneve.
Në moment që zgjat çështja personat e rrethuar me të kuqe apo blu kanë mundësi të fshehin prova, të zhdukin provat, shumë gjëra anashkalohen, shumë dëshmitarë largohen. Z.Dumani e ka nisur nga brenda historinë e vetpastrimit. Brenda SPAK u largua një nga drejtuesit e sektorit anti-korrupsion me urdhër të Dumanit. Po flas për Edvin Kondili, dhe zëvendësimi i tij me Klodian Brahon. Janë larguar edhe dy prokurorë të tjerë, që janë emetuar në media si persona që kanë zvarritur çështje dhe kanë fshehur dokumente, Ened Nakuçi. Sterilizimi vazhdon procedurat hetimore. Dëshmia e dy shtetasve italianë, që janë pronarë 60 për qind të aksioneve, kanë sjellë prova të reja, duke bërë që prokurori të kërkojë shtyrje të reja. Shumë prokurorë të SPAK e kanë deklaruar se kanë edhe presion të jashtëm, nga politika dhe bota e krimit në lidhje me dosje që qarkullojnë miliarda lekë dhe interesat janë të mëdha. Sot është e vështirë të flasim për një institucion të pavarur tërësisht edhe pse ka individë që e bëjnë diferencën. Besoj se për dosjen e sterilizimit do kemi lajme brenda kësaj jave, dhe dosja do të mbyllet. Do të shohim nëse z.Beqja do të merret apo jo i pandehur”.



