Tentoi të vidhte një shumë parash në një xhami, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Tentoi të vidhte një shumë parash në një xhami, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar me iniciale E.SH., pasi tentoi të vidhte një shumë parash në një xhami.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari, më datë 03.06.2023, ka vjedhur një shumë parash në një xhami, në Elbasan, rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë, në Polici.

Njoftimi: Tentoi të vidhte një shumë parash, në një objekt kulti (xhami), kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari, me precedent penal për vjedhje dhe vepra të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes se njoftimit, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash, në një objekt kulti, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Sh., 34 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “vjedhja” kryer më shumë se një herë, ky shtetas njihet si person me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari, më datë 03.06.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (xhami), në Elbasan), rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë, në Polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy