Identifikohet shqiptari qe ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të mërkurës, në zonën e San Martino in Rio, në Reggio Emilia, Itali.
Viktima është 27-vjeçari Arsen Gjini. Sipas policisë, Gjini kishte qenë duke drejtuar një automjet të vjedhur tip “BMW” dhe ndodhej sëbashku me një person tjetër. Ky i fundit pas aksidentit ia ka mbathur për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.
Në makinë policia ka konstatuar edhe disa mallra, që dyshohet se ishin të vjedhura gjatë ditës nga dy personat. Pas hetimeve u zbulua se mjeti tip BMW rezultonte i vjedhur në Somma Lombardo në Varese. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit i cili u arratis.



