Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 20-vjeçarit në Gjirokastër

Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 20-vjeçarit në Gjirokastër

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi është kapur me automjetin plot me emigrantë të cilëve u kishte premtuar kalimin e  paligjshëm kundrejt parave.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 43”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. R., 20 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit F. R. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy