Kapet me automatik, tritol dhe municion luftarak, arrestohet 33-vjeçari

Kapet me automatik, tritol dhe municion luftarak, arrestohet 33-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Kryqëzimi”, duke sekuestruar një arsenal armësh. Ditën e sotme, Policia njoftoi se ka mundur të sekuestrojë 1 armë zjarri automatik, 2 kallëpe tritoli, 6 karikator dhe municion luftarak. Ndërsa në pranga është vënë poseduesi i tyre, i cili dyshohet se do t’i shiste kundrejt fitimit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri me vete dhe rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: T. C., 33 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndjekur shtetasin T. C., i cili po lëvizte nga Durrësi në drejtim të Tiranës dhe në aksin rrugor Durrës-Tiranë, tek kryqëzimi i Sukthit, kanë ndaluar mjetin tip "Benz" që drejtohej nga ky shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 6 karikator, 2 kallëp tritoli dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas kishte për qëllim t’i shiste, kundrejt fitimit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy