Gjirokastër/ Theu “arrestin në shtëpi” për të transportuar emigrantë, arrestohet 32-vjeçari

Gjirokastër/ Theu “arrestin në shtëpi” për të transportuar emigrantë, arrestohet 32-vjeçari

Një operacion i koduar “Zona 3” i finalizuar nga Policia e Gjirokastrës ka çuar në pranga shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant të paligjshëm nga Afganistani. 

 

Ndalimi i tij u bë në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ndërsa po drejtonte një automjet tip “Renault”. 

 

Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

 

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht edhe pasagjeri në automjet, shtetasi M. Gj., 27 vjeç, po ashtu banues në Tiranë, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. 

 

Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjetin, dy celularë dhe dy çanta me veshje të ndryshme të dyshuara si mallra kontrabandë, të cilat i përkisnin 27-vjeçarit. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy