
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një 67-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga taraca e banesës së saj. Sipas policisë, viktima S. Ç., ishte duke punuar momentin kur ka ndodhur ngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



