Dy të rinj në Tiranë i kanë hequr lirinë një të mituri dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 22 vjeç, dhe dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri dhe e kanë goditur me grushte.
Për të miturin e dëmtuar nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi iu gjet një mjet prerës.



