“Pluhuri i bardhë” burgos padrejtësisht dy shqiptarët në Greqi

“Pluhuri i bardhë” burgos padrejtësisht dy shqiptarët në Greqi

Dy shtetas shqiptar janë liruar nga autoritetet greke, pasi akuza “trafik droge” për të cilën ishin arrestuar nuk është vërtetuar me prova. Substanca e bardhë e sekuestruar në makinën e tyre rezultoi se ishte pudër adezivi dhe jo kokainë.

Sipas asaj çfarë raportojnë mediat greke, prokuroria tërhoqi akuzat për posedim dhe trafik droge kundrejt dy shqiptarëve të moshës 38 dhe 44 vjeç, pasi këta të fundit dolën në gjykatë të mërkurën në qytetin verior të Selanikut. Një laborator shtetëror ku u analizua pudra tha se substanca e sekuestruar nga policia, që fillimisht u besua se ishte kokainë, në fakt ishte pudër për ngjitjen e drurit, pjesërisht e kristalizuar për shkak të temperaturës së lartë në bagazhin e makinës së tyre.

Dy shqiptarët u mbajtën të ndaluar për 2 ditë, ndërsa autoritetet konfiskuan telefonat e tyre celularë, makinën dhe 2,900 euro, që dyshonin se ishin përfitime nga trafiku i drogës. Megjithatë, kur u vërtetua se në fakt pluhuri i bardhë nuk ishte kokainë, dy shqiptarët u lanë të lirë dhe iu kthyen edhe sendet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy