Konflikt me thika mes adoleshentëve në Kamëz, dy të plagosur

Konflikt me thika mes adoleshentëve në Kamëz, dy të plagosur

Dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur në Kamëz, si pasojë e një konflikti i cili degradoi deri në përdorimin e thikave.

Policia thotë se ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, ku në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.         

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën. 

Efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy