Dhunoi bashkëjetuesen, 31-vjeçari bie në prangat e policisë

Dhunoi bashkëjetuesen, 31-vjeçari bie në prangat e policisë

Një 31-vjeçar me inicialet M.M. përfundoi në prangat e Policisë së Fierit pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Ndërkaq u proceduan në gjendje të lirë tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

 

NJOFTIMI

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. S., 66 vjeç, banues në Fier dhe Xh. K., 23 vjeç, banues në Kraps, pasi gjatë konfliktit për motive pronësie kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;

-O. T., 19 vjeç, banues në Fier, pasi me vetëgjyqësi i ka marrë një aparat celular shtetasit A. Gj., 18 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy