
Një 66-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në Klos, pasi është marrë nga rrjedha e fortë e lumit Mat.
Viktima, Xhemal Zhuku, dyshohet se ka tentuar të kalojë lumin në një moment kur niveli i ujit ishte i rritur.
Pas njoftimit, policia dhe banorët e zonës zhvilluan kërkime gjatë gjithë natës, ndërsa trupi i pajetë u gjet në orët e para të mëngjesit, disa kilometra më poshtë.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes



