
Një konflikt i çastit në lagjen “Skenderbeg” te Shkodrës ka degraduar deri në përdorimin e armeve mbrëmjen e së premtes ne qytetin e Shkodrës.
Korrespondentja nga Shkodra, Bendis Druni, tha për ‘MCN lajme’, se shtetasi i identifikuar si Viktor Marku është konfliktuar me persona te tjerë, ku me pas ka nxjerrë armen dhe ka qëlluar në ajër, i cili më pas është arrestuar bashkë me dy kushërinjtë e tij.
Dyshohet se shtetasi i identifikuar si Viktor Marku është konfliktuar me persona te tjerë, ku me pas ka nxjerrë armen dhe ka qëlluar ne ajër. Menjëherë pas kësaj, ai është larguar nga vendngjarja.
Pranë një automjeti tip “BMË” i parkuar ne afërsi te bustit të Prek Calit, është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet se është e armës me të cilën u qëllua në ajër. Policia ka arritur të identifikojë përmes kamerave, autorin e dyshuar të cilin e ka ndaluar bashkë më të vëllain dhe xhaxhain e tij që ndodheshin në makinë, në momentin e ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Gazetarja Druni raporton se i njëjti autor i dyshuar ka qenë i ndaluar si i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë, por është liruar për mungesë provash.
Janë ende të paqarta arsyet se pse ka ndodhur kjo ngjarje, se pse Viktor Marku, ka qëlluar me arme zjarrti në ajër.
Viktor Marku është shtetas i ndaluar edhe me herët bashkë më nipin e tij për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë, por Gjykata e Tiranës e kishte liruar pasi Policia dhe Prokuroria nuk kanë arritur të gjenin prova të mjaftueshme për ta fajësuar si autor të kësaj vrasje.
Më parë Hekuran Billa, kishte vrarë në Angli vëllain e Viktorit, Palin, dhe mendohet se vrasja është bërë për hakmarrje dhe përderisa nuk kishte prova, Viktor Marku është lënë i lirë.



