Në Maqedoninë e Veriut numri i vdekjeve si pasojë e Covid-19, sot ka shënuar rritje alarmante, duke regjistruar humbjen e jetës së 41 pacientë në 24 orë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,405 teste prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 303 persona.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 127,240 raste me Covid, ndërsa 3,716 pacientë kanë humbur jetën.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 18,000 raste aktive.



