Tentoi të korruptonte policin rrugor, procedohet penalisht shoferi në Tiranë

Tentoi të korruptonte policin rrugor, procedohet penalisht shoferi në Tiranë

Shkon në 69 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative, ka bërë të ditur Policia Rrugore.

Sipas njoftimit për media, gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në rrugën "Abdyl Frashëri", automjetin me drejtues shtetasin K. H., i cili përdorte aparatin celular, gjatë drejtimit të mjetit.

 Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

   Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy