Përplasen dy makina në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të plagosur

Përplasen dy makina në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë. 

Dy automjete të cilat dyshohet se po lëviznin me shpejtësi të lartë, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes janë lënduar dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment është vështirësuar përkohësisht. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar lëvizjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy