Konflikti për pronën përfundon me kërcënim me armë, një i arrestuar, dy të tjerë nën hetim

Konflikti për pronën përfundon me kërcënim me armë, një i arrestuar, dy të tjerë nën hetim

Policia e Tiranës thotë se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, duke vënë në pranga një person i cili kanosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive pronësie.

Shërbimet e komisariatit të policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit mes disa shtetasve, gjatë të cilit njëri nga shtetasit kishte kanosur me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trinom”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.  

Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasi E. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe një shtetas 17 vjeç.

Këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur me armë zjarri, për motive pronësie, shtetasin E. Ç., 26 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy